Saad Hariri fillon fushatën zgjedhore në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70869-saad_hariri_fillon_fushatën_zgjedhore_në_liban
Në vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore në Liban, kryeministri i këtij vendi ka shpallur kandidatët e partisë "Teyar Al Mostakbal", parti e cila është konkurrente kryesore e Hezbullahut në zgjedhjet në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2018 08:15 Europe/Tirane
  • Saad Hariri fillon fushatën zgjedhore në Liban

Në vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore në Liban, kryeministri i këtij vendi ka shpallur kandidatët e partisë "Teyar Al Mostakbal", parti e cila është konkurrente kryesore e Hezbullahut në zgjedhjet në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, kryeministri libanez Saad Hariri prezantoi 37 kandidatë të partisë së tij, për të marrë pjesë në tetë zona elektorale, 22 prej të cilëve janë kandidatë të rinj. Kryeministri libanez e ka cilësuar lartë sloganin e partisë së tij "Guri i kaltër kundër syrit të keq" në prag të zgjedhjeve të Libanit, duke thënë: "Qëllimi i këtij slogani është mbrojtja e vendit, siguria shoqërore, monedha kombëtare dhe zhvillimi ekonomik". Më 27 janar 2018, Hezbollahu nisi një fushatë me moton "Ne'mie dhe Nebi" (mbështesim dhe ndërtojmë). Teyar Al Mostakbal dhe Hezbollah janë aktorët kryesorë në zgjedhjet parlamentare të Libanit të planifikuara për 6 maj 2018.