Anatoly: Ushtria turke ka rrethuar rajonin Afrin në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70943-anatoly_ushtria_turke_ka_rrethuar_rajonin_afrin_në_siri
Ushtria turke dhe aleatët rebelë kanë rrethuar rajonin Afrin në veri të Sirisë, kanë njoftuar forcat e armatosura turke të martën, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në ofensivën turke kundër luftëtarëve kurdë rreth kufirit jugor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2018 08:09 Europe/Tirane
  • Anatoly: Ushtria turke ka rrethuar rajonin Afrin në Siri

Ushtria turke dhe aleatët rebelë kanë rrethuar rajonin Afrin në veri të Sirisë, kanë njoftuar forcat e armatosura turke të martën, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në ofensivën turke kundër luftëtarëve kurdë rreth kufirit jugor.

Turqia ka nisur operacionin e saj, në veri të Sirisë, rreth dy javë më parë me qëllim të largimit të kurdëve të Sirisë nga kufiri turk. Turqia i konsideron anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), si grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Forcat kanë rrethuar Afrinin dhe kanë pushtuar “zonat me rëndësi kritike”, në këtë rajon, ka njoftuar ushtria përmes një deklarate. Të hënën, zëdhënësi i qeverisë turke ka thënë se forcat e armatosura kanë fituar kontrollin e më shumë se gjysmës së zonës dhe kanë premtuar se do të pastrojnë vendin nga militantët. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka thënë javën e kaluar se forcat turke kanë rrethuar Afrinin dhe janë afruar në qytet, mirëpo një zëdhënës i YPG-së më vonë ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se rajonet që pretendohet të jenë nën kontrollon turk janë ende zona të luftimeve. Që nga fillimi i ofensivës, Turqia ka kërcënuar kalimin e operacionit ushtarak në Manbixh, për të larguar kurdët e Sirisë nga vija kufitare e saj. Kërcënimet e vazhdueshme të Turqisë për ta kaluar operacionin në Manbixh kanë shkaktuar komplikime me Shtetet e Bashkuara, të cilat trupa ushtarake në këtë zonë.