Hezbollah: Rezistenca e vetmja rrugë për çlirimin e Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71007-hezbollah_rezistenca_e_vetmja_rrugë_për_çlirimin_e_palestinës
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah të Libanit, Sheikh Naim Kasem theksoi se për çlirimin e Palestinës nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, veç rezistencës së armatosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2018 04:44 Europe/Tirane
  • Hezbollah: Rezistenca e vetmja rrugë për çlirimin e Palestinës

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah të Libanit, Sheikh Naim Kasem theksoi se për çlirimin e Palestinës nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, veç rezistencës së armatosur.

Duke folur në një mbledhje solidariteti me Palestinën në Libanin jugor, Naim Kasem tha se në kushtet aktuale ndërkombëtare nga diskutimi për ndonjë zgjidhje politike përfiton vetëm Izraeli që ka frikë nga e ardhmja. "Marrëveshja e shekullit e sajuar nga disa njerëz për t'i dhënë fund çështjes palestineze nuk mund të materializohet aspak", tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut. Ai tha se ata sundues arabë që vrapojnë pas normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin nuk kanë të drejtë të qeverisin popujt e tyre. "Pavarësisht vendimit që amerikanët mund të marrin, Kudsi do të mbetet kryeqyteti i Palestinës përgjithmonë", theksoi ky zyrtar i lartë i Hezbollahut. Një numër i personaliteteve anti-sioniste myslimanë, të krishterë dhe hebrenj morën pjesë në takim.