Forcat jemenase rrezojnë avionin F-15 saudit
Mars 21, 2018 19:12 Europe/Tirane
Forcat e mbrojtjes ajrore të Jemenit, kanë perceptuar dhe qëlluar një avion luftarak F-15 që i përkiste Forcave Ajrore Mbretërore Saudite.
Një burim ushtarak i paidentifikuar jemenas tha për rrjetin televiziv al-Masirah se avioni ishte goditur me një raketë tokë-ajër, ndërsa po fluturonte të mërkurën mbi provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa'ade. Avioni kishte marrë pjesë në sulmet ajrore kundër lagjeve rezidenciale në këtë provincë. Më parë gjatë ditës, aeroplanët luftarakë të Arabisë Saudite kishin sulmuar një automjet që po udhëtonte përgjatë një rruge në lagjen Nihm të provincës Sana'a nw qendwr të Jemenit.