UNICEF: Fëmijët jemenas privohen nga e drejta e arsimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71922-unicef_fëmijët_jemenas_privohen_nga_e_drejta_e_arsimit
UNICEF në një raport të tij ka thënë se 2 milion fëmijë në Jemen janë privuar nga e drejta e arsimit për shkak të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2018 03:09 Europe/Tirane
  • UNICEF: Fëmijët jemenas privohen nga e drejta e arsimit

UNICEF në një raport të tij ka thënë se 2 milion fëmijë në Jemen janë privuar nga e drejta e arsimit për shkak të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Siç bën të ditur UNICEF që nga nisja e agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit e deri më tani, 5 mijë fëmijë jemenas kanë humbur jetën, janë plagosur ose kanë humbur gjymtyrët e tyre. UNICEF gjithashtu është shprehur i shqetësuar mbi parametrat e ujit të pijshëm në Jemen dhe theksoi se 1 milion fëmijë në Jemen dyshohen se janë të infektuar me kolerën. Në Jemen jetojnë rreth 11 milion fëmijë të cilët pothuajse që të gjithë kanë nevojë për ndihma humanitare. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 14 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.