Largohen me qindra civilë nga rajoni Duma i Sirisë
Qendra ruse për pajtimin kombëtar në Siri, njoftoi largimin e 607 civilëve sirianë nga zona Duma në rajonin Gute Lindor.
Sipas kësaj qendre, civilët pasi janë larguar nga zona Duma janë dërguar për në Idlib. Deri tani nga rajoni Gute Lindor që nga koha e shpalljes së armëpushimit të përkohshëm janë larguar 144 mijë civilë. Ndërkohë ushtria siriane është përgatitur që të kryejë operacionin e fundit për çlirimin e rajonit Gute Lindor, i cili do të përqendrohet në zonën Duma, bastioni i fundit i terroristëve. Operacioni i ushtrisë siriane në rajonin Gute Lindor ka nisur prej 26 shkurtit dhe që nga ajo kohë e deri tani ushtria siriane ka arritur të çlirojë 90% të këtij rajoni. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.