Gjykata irakiane dënon me vdekje 6 gra turke
(last modified Mon, 02 Apr 2018 19:19:19 GMT )
Prill 02, 2018 21:19 Europe/Tirane
  • Gjykata irakiane dënon me vdekje 6 gra turke

Një gjykatë në Irak i ka dënuar me vdekje gjashtë gra turke dhe një tjetër me burgim të përjetshëm për anëtarësimin në grupin terrorist ISIS dhe kryerjen e akteve të terrorit në Irak.

Burime nga Iraku raportuan se Gjykata Qendrore Penale e Irakut publikoi vendimet të hënën pasi gratë, të gjitha të shoqëruara nga fëmijë të vegjël, morën pjesë në seancën gjyqësore. Gratë i thanë gjykatës se kishin hyrë në Irak për t'u bashkuar me bashkëshortët e tyre, të cilët po luftonin brenda radhëve të ISIS-it. Këto gra turke ju dorëzuan forcave kurde Peshmerga vitin e kaluar pasi forcat irakiane të sigurisë dhe luftëtarët pro-qeveritarë nga Njësitë e Mobilizimit Popullor, të njohura si Hashd al-Sha'abi, rimorën qytetin veriperëndimor të Tal Afar, që ndodhet 63 kilometra perëndim të Mosulit, nga terroristët e ISIS. Në janar, Gjykata Qendrore Penale e Irakut dënoi me varje në litar një shtetase gjermane me origjinë marokene në përputhje me Ligjin kundër terrorizmit. Iraku ka arrestuar të paktën 560 gra, si dhe 600 fëmijë, të identifikuar si të afërmit e terroristëve të ISIS.

 

Tags