Jemeni shkatërron luftanijen saudite
Sipas medias arabe 'Al Mejadin', ushtria e Jemenit ka shënjestruar dhe shkatërruar një luftanije saudite në Detin e Kuq.
Sulmi është kryer në reagim ndaj bombardimeve të Arabisë Saudite kundër refugjatëve jemenas në provincën Al Hudaidah, njoftoi media arabe. Njësia raketore e Jemenit kishte sulmuar më parë një bazë ushtarake saudite në rajonin Asir në jug të Arabisë Saudite. Mediat saudite njoftuan se katër ushtarë sauditë u vranë të hënën, por Al Jazeera e Katarit njoftoi sot se në sulmin raketor jemenas në Asir u vranë 16 ushtarë sauditë. Arabia Saudite dhe aleatët e saj rajonalë sulmuan Jemenin në mars 2015 për të sjellë përsëri në pushtet presidentin e rrëzuar të Jemenit Abd Rabbuh Mansur Hadi. Mijëra jemenas janë vrarë në sulmet e koalicionit të Arabisë Saudite dhe SHBA dhe më shumë se 2,000 kanë vdekur për shkak të epidemisë së kolerës.