Shpërthim në provincën Salahudin të Irakut
Nga një shpërthim në fshatin Saxhle në provincën Salahudin të Irakut, janë plagosur tre persona.
Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se forcat e sigurisë së Irakut menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë situatën nën kontroll. Ministria e brendshme e Irakut ka publikuar një raport të ri në lidhje me procesin e luftës kundër terrorizmit në të cilin ka deklaruar: "Forcat irakiane të sigurisë kanë identifikuar dhe arrestuar shtatë terroristë të ISIS të cilët mbanin me vete një sasi të madhe të pajisjeve ushtarake në juglindje të Mosulit". Pavarësisht thyerjes së grupit terrorist ISIS në Irak, akoma kanë mbetur disa pjesëtarë të këtij grupi terrorist në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe në mënyrë sporadike po kryejnë sulme terroriste.