Damasku: Perëndimi kryeson fushatën e 'gënjeshtrave' për sulmet kimike në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72434-damasku_perëndimi_kryeson_fushatën_e_'gënjeshtrave'_për_sulmet_kimike_në_siri
Damasku ka denoncuar një deklaratë të fundit nga SHBA dhe aleatët e saj evropianë, të cilët fajësuan qeverinë siriane për një sulm të dyshuar kimik në qytetin Khan Shejkhun vitin e kaluar, duke thënë se "vendet kolonialiste perëndimore po udhëheqin një fushatë gënjeshtrash".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2018 15:47 Europe/Tirane
  • Damasku: Perëndimi kryeson fushatën e 'gënjeshtrave' për sulmet kimike në Siri

Damasku ka denoncuar një deklaratë të fundit nga SHBA dhe aleatët e saj evropianë, të cilët fajësuan qeverinë siriane për një sulm të dyshuar kimik në qytetin Khan Shejkhun vitin e kaluar, duke thënë se "vendet kolonialiste perëndimore po udhëheqin një fushatë gënjeshtrash".

Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë deklaroi të enjten se SHBA dhe aleatët e saj në të vërtetë penguan një hetim të paanshëm dhe objektiv mbi një përdorim të mundshëm të armëve kimike në Siri, njoftoi agjencia e lajmeve SANA. "Një hetim i tillë do të zbulojë gënjeshtrat, trillimet dhe përfshirjen e perëndimorëve së bashku me grupet terroriste në përdorimin e këtyre armëve për të akuzuar shtetin sirian", shtoi Ministria e Jashtme e Sirisë. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe sekretari i përkohshëm i shtetit i SHBA, Xhon Sullivan publikuan një deklaratë të përbashkët të mërkurën, duke shënuar përvjetorin e parë të incidentit në Khan Shejkhun. Ata pohuan se forcat qeveritare siriane kishin kryer sulmin me gaz kimik "me pasoja tragjike për qindra burra, gra dhe fëmijë". Damasku, megjithatë, tha se incidenti i Khan Shejkhun ishte një fabrikim për të justifikuar sulmin raketor amerikan kundër Sirisë. Ministria e Jashtme siriane e përshkroi deklaratën si "vazhdimësi e fushatës së mashtrimit dhe gënjeshtrave që nga fillimi i agresionit" kundër Sirisë. "SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania, janë sponsorët kryesorë të luftës në Siri, duke ofruar të gjitha llojet e mbështetjes politike, ushtarake, financiare dhe logjistike për militantët që luftojnë kundër Sirisë dhe popullit sirian", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Sirisë.