Nasrullah: Populli i Gazës po bën qëndresë heroike përballë pushtuesve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72674-nasrullah_populli_i_gazës_po_bën_qëndresë_heroike_përballë_pushtuesve
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah deklaroi se protesta e madhe për të drejtën e kthimit, ka bërë që populli i Gazës me trimëri dhe në formë heroike të bëjë qëndresë përballë pushtuese dhe kjo proteste i ka dhënë një shuplakë të madhe planit të njohur me emrin “ Akordi i Shekullit”
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 09, 2018 05:33 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Populli i Gazës po bën qëndresë heroike përballë pushtuesve

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah deklaroi se protesta e madhe për të drejtën e kthimit, ka bërë që populli i Gazës me trimëri dhe në formë heroike të bëjë qëndresë përballë pushtuese dhe kjo proteste i ka dhënë një shuplakë të madhe planit të njohur me emrin “ Akordi i Shekullit”

Sejed Hasan Nasrullah, në një tubim të përkrahësve të Hezbullahut në qytetin Nabatieh, me anë të një video-konference foli mbi qëllimet e organizimit të protestës për të drejtën e kthimit dhe më tutje foli mbi mbështetjen e listës së kandidatëve për deputet të Shpresës dhe Besnikërisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Liban. Ai foli mbi pozitën e parlamentit të Libanit dhe tha: Parlamenti është nëna e të gjitha aparateve dhe organeve. Parlamenti ka një përgjegjësi të lartë dhe të rëndësishëm pasi ai është i vetmi organ që pa referendum mund të bëjë ndryshime në kushtetutë. Sa i përket rëndësisë së pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, Sejed Hasan Nasrullah tha: I gjithë populli i Libanit duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut ndër të tjera tha e Amerika dhe sionistët për tu çliruar nga rezistenca në Liban kanë bërë çdo përpjekje në çdo lloj formë pasi prej vitit 2000 ata kanë arritur në përfundimin se forcat libaneze që emërohen forcat e rezistencës gjenden në brendësi të Libanit dhe janë ato forca që mundësuan fitoren e Libanit përballë regjimit sionist duke e dëbuar Izraelin nga Libani. Zgjedhjet parlamentare në Liban do të mbahen më 6 maj dhe Hezbullahu në këto zgjedhje kanditon me 13 deputetë.