'Avionët e SHBA që fluturojnë mbi Sirinë kërcënojnë me sulme ushtarake'
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72870-'avionët_e_shba_që_fluturojnë_mbi_sirinë_kërcënojnë_me_sulme_ushtarake'
Avionët luftarakë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thuhet se po fluturojnë rreth zonave kufitare të Sirisë me Irakun, mes kërcënimeve të Uashingtonit për një goditje ushtarake kundër vendit arab pas një sulmi të dyshuar kimik atje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2018 09:55 Europe/Tirane
  • 'Avionët e SHBA që fluturojnë mbi Sirinë kërcënojnë me sulme ushtarake'

Avionët luftarakë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thuhet se po fluturojnë rreth zonave kufitare të Sirisë me Irakun, mes kërcënimeve të Uashingtonit për një goditje ushtarake kundër vendit arab pas një sulmi të dyshuar kimik atje.

Sky News njoftoi të mërkurën herët se avionët luftarakë të udhëhequr nga SHBA po patrullojnë në një lartësi të ulët mbi qytetin kufitar sirian  al Tanf në provincën Homs, ku Uashingtoni drejton një bazë ushtarake atje. Raporte të tjera thonë se avionët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA janë vërejtur në qiellin e Irakut dhe Jordanisë duke shkuar drejt Sirisë. "Ka një fluturim të madh të avionëve të SHBA dhe koalicionit mbi kufirin Siri-Irak", tha një gazetar në terren, transmeton Express Daily e Britanisë së Madhe. Avionët rusë janë gjithashtu duke fluturuar mbi provincën Idlib të Sirisë, sipas forcave pro-militante.