Dalin të dhënat e para mbi dëmet e sulmeve në Siri
Prill 14, 2018 08:34 Europe/Tirane
Një burim sirian tha se gjashtë civilë u plagosën gjatë sulmeve të SHBA dhe aleatëve të saj në provincën Homs.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar kanalin televiziv Russia Today, gjashtë civilë u plagosën nga raketat e nisura nga forcat amerikane, britanike dhe franceze në një depo ushtarake siriane në perëndim të Homsit. Sipas këtij burimi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë qëlluar me raketë një depo me municion në zonën Shin në provincën perëndimore Homs, duke plagosur gjashtë civilë sirianë.
Tags