Sulmet kundër Sirisë, shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare
Presidenti iranian Hasan Ruhani ka denoncuar sulmet ajrore të fundit nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kundër Sirisë, duke thënë se sulme të tilla janë në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe konsiderohen si një mbështetje e hapur për terrorizmin.
"Në një kohë që terroristët po pësojnë disfata të njëpasnjëshme në Siri, një veprim i tillë agresor sigurisht do të thotë mbështetje për këto grupe të humbura", tha të shtunën Ruhani në një bisedë telefonike me presidentin sirian Bashar Asad. Presidenti iranian më tej theksoi se sulmet ajrore nuk ishin "një akt i ashpër i agresionit kundër tokës siriane", por një ofensivë ushtarake kundër stabilitetit të të gjithë rajonit. "Irani do të vazhdojë përpjekjet e tij në të gjitha qarqet ndërkombëtare, veçanërisht në bashkëpunim me Rusinë dhe Turqinë, për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Siri", theksoi shefi i ekzekutivit iranian. Gazeta amerikane New York Times në një artikull të saj shkruan: " Sulmi ndaj Sirisë të shtunën ishte i kufizuar dhe plotësisht i llogaritur për të mos provokuar aleatët e Sirisë, Iranin dhe Rusinë për veprime hakmarrëse. Kjo gazetë shton: "Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mathis disa ditë përpara sulmeve britanike, amerikane dhe franceze ndaj Sirisë paralajmëroi se një goditje e shpejtë pa një strategji të mirëllogaritur nuk është e drejtë". Mattis paralajmëroi se sulmi mbi Sirinë, i pasuar nga konfrontimi serioz SHBA-Rusi dhe me forcat tokësore të Sirisë, është alarmant. New York Times shtoi se, edhe pse Trump kishte bërë kërcënime të ashpra këtë javë, fushëveprimi i sulmeve të tij ishte në një mënyrë që të mos dëmtonte qeverinë siriane. Neë York Times më tej komentoi se natyra e kufizuar e sulmit ka të ngjarë të bëjë që Irani dhe Siria të mos kundërpërgjigjen. Hasan Hanizade, ekspert i çështjeve arabe, ka thënë: Mohamed bin Selman, princi i kurorës saudite në udhëtimin e tij të fundit në 3 vende Amerikë, Britani dhe Francë, ka paguar dhjetëra miliarda dollarë ryshfet për këto tre vende, për të shtyrë liderët e këtyre vendeve, sidomos presidentin amerikan Donald Trump për të sulmuar Sirinë. Projekti i pasigurisë së rajonit tani është mposhtur edhe pas mbështetjes amerikane, saudite dhe izraelite për terroristët, duke e bërë ëndrrën e sauditëve një makth.