Siria zmbraps sulmet e reja raketore
(last modified Tue, 17 Apr 2018 19:22:54 GMT )
Prill 17, 2018 21:22 Europe/Tirane
  • Siria zmbraps sulmet e reja raketore

Mbrojtja ajrore siriane ka zmbrapsur sulmet me raketa në bazën ajrore Shajrat në provincën qendrore të Homsit dhe në aeroportin ushtarak Zumair në Damask.

Sipas agjencisë zyrtare të Sirisë SANA, të martën të gjitha raketat u kapën përpara se të mund të arrinin objektivin e tyre në Homs. "Mbrojtja ajrore siriane rrëzoi raketat që hynë në hapësirën ajrore të saj mbi Homs", tha raporti. Transmetuesi Al Mejadeen i Libanit gjithashtu raportoi se mbrojtja ajrore siriane kishte kapur tre raketa që synonin aeroportin ushtarak të Zumair në veri lindje të Damaskut. Burimi i raketave është ende i panjohur. SHBA dhe Izraeli kanë mohuar të qëndrojnë pas këtij sulmi. "Nuk ka aktivitet ushtarak amerikan në atë zonë në këtë kohë," tha Eric Pahond, një zëdhënës i Pentagonit. "Ne nuk kemi detaje shtesë mbi këtë sulm", shtoi ai. Një zëdhënës ushtarak izraelit gjithashtu tha se "unë nuk jam i vetëdijshëm për një incident të tillë". Damasku zyrtar ka akuzuar regjimin e Tel Avivit për këtë sulm të dështuar.