Iran: Implikimi i Amerikës dhe Britanisë në krizën e Jemenit, skandaloze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73318-iran_implikimi_i_amerikës_dhe_britanisë_në_krizën_e_jemenit_skandaloze
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB e ka quajtur skandaloze implikimin e Amerikës dhe Britanisë së Madhe në nisjen e krizës në Jemen dhe tha se agresioni i mbretërisë saudite kundër Jemenit, është shkak për përshkallëzimin e krizës në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 18, 2018 04:38 Europe/Tirane
  • Iran: Implikimi i Amerikës dhe Britanisë në krizën e Jemenit, skandaloze

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB e ka quajtur skandaloze implikimin e Amerikës dhe Britanisë së Madhe në nisjen e krizës në Jemen dhe tha se agresioni i mbretërisë saudite kundër Jemenit, është shkak për përshkallëzimin e krizës në këtë vend.

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB përmendi përsëritjen e akuzave të Amerikës dhe Britanisë së Madhe kundër Republikës Islamike të Iranit në takimin e ditës së martë të KS të OKB dhe tha: Uashingtoni dhe Londra duke përsëritur akuzat e tyre boshe mundohen të mbulojnë rolin e tyre në përkeqësimin e gjendjes dhe situatës në Jemen. Përfaqësuesit e Amerikës dhe të Britanisë së Madhe në takimin e KS të OKB, kanë përsëritur akuzat se ekzistojnë dëshmi të qarta se Irani ka pajisur Jemenin me raketa dhe pajisje ushtarake. Golam’ali Khoshro, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, ka hedhur poshtë këto pretendime të pabaza dhe boshe dhe ka thënë se është për të ardhur keq që Arabia Saudite dhe mbështetësit luftënxitës të saj, që janë përgjegjësit kryesor për krizën humanitare në Jemen, përpiqen të mbulojnë krimet e tyre duke akuzuar në mënyrë të padrejtë të tjerët dhe përpiqen të përhapin krizën jashtë kufijve të Jemenit.