Reagimi i ish-kryeministrit të Katarit ndaj deklaratave të Adel Xhubejr
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i73968-reagimi_i_ish_kryeministrit_të_katarit_ndaj_deklaratave_të_adel_xhubejr
Ish-kryeministri i Katarit ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite në lidhje me nevojën e dërgimit të forcave ushtarake të Katarit në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 26, 2018 10:25 Europe/Tirane
  • Reagimi i ish-kryeministrit të Katarit ndaj deklaratave të Adel Xhubejr

Ish-kryeministri i Katarit ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite në lidhje me nevojën e dërgimit të forcave ushtarake të Katarit në Siri.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Hamad bin Xhasim Ale Thani, ish-kryeministri i Katarit, në mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: “Më vjen shumë keq për shkak të deklaratave kontradiktore të disa funksionarëve. Mund ta vërtetojë ekzistencën e kësaj kontradikte dhe të flasë në lidhje me arsyet e pranisë së forcave të huaja në vendin tim. Paraqitja e deklaratave të tilla tregon se ato nuk kanë ardhur nga mendja dhe logjika. Forcat e huaja janë të pranishëm në Katar jo për arsye të mënjanimit të një rrezikut i cili mund të shfaqet në të ardhmen e largët, por për shkak të mënjanimit të një rreziku në këtë vend. Ata po mundohen që të harrojnë problemet dhe rreziqet që kanë krijuar për rajonin. Nëse dëshirojmë të flasim më qartë rreth vendeve të mëdha të cilat nuk arritën t’i përfundojnë betejat e tyre dhe në të kaluarën kanë marrë ndihmë nga shumë ushtri, atëherë duhet të kujtojmë për mbështetjen e rajonit të Gjirit Persik dhe për ta çliruar Kuvajtin e shtrenjtë, kemi shfrytëzuar ndihmën e mbi 60 vendeve. Mirëpo popujt e rajonit të Gjirit Persik aktualisht po përballen me disfata dhe sfida të shumta”. Vlen të theksohet se Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, ka kërkuar nga Katari që të paguajë shpenzimet e pranisë ushtarake të Amerikës në Siri dhe  të dërgojë forca ushtarake në Siri.