Trupat siriane çlirojnë disa fshatra të kontrolluar nga aleatët e SHBA
Sipas raporteve të mediave, trupat e ushtrisë siriane kanë arritur të çlirojnë një varg fshatrash nga kthetrat e militantëve të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në pjesën lindore të lumit Eufrat afër kufirit me Irakun.
Televizioni shtetëror sirian, duke cituar burime ushtarake, raportoi të dielën se njësitë e trupave të ushtrisë siriane çliruan një numër fshatrash, duke përfshirë al-Xhaninah, el-Xhe'ah, Shamr al-Hesan dhe Havighe al-Maishijah, nga pushtimi i grupit militant SDF në provincën lindore të Dair al-Zaur, pranë kufirit me Irakun. Damasku i konsideron militantët e SDF që përkrahen nga SHBA-të, si forca të armatosura të padëshiruara që uzurpojnë pjesë të territorit sirian pa pëlqimin e qeverisë qendrore. Përveç kësaj të dielën, qeveria dhe militantët e strehuar në rrethinat jugore të kryeqytetit Damask , duke përfshirë edhe kampin palestinez të refugjatëve në Jarmuk, arritën një marrëveshje evakuimi, sipas të cilës anëtarët e grupeve terroriste lejohen të dorëzojnë armët dhe municionin e tyre tek trupat e ushtrisë siriane dhe të largohen bashkë me familjet e tyre.