Polemikat e Arabisë Saudite ndaj veprimit të nxituar të Marokut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i74434-polemikat_e_arabisë_saudite_ndaj_veprimit_të_nxituar_të_marokut
Pasi Maroku ndërpreu marrëdhëniet e tij diplomatike me Iranin pas akuzave për gjoja mbështetjen e Teheranit ndaj frontit Polisario në shkretëtirën perëndimore, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite edhe një herë akuzoi Iranin për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Polemikat e Arabisë Saudite ndaj veprimit të nxituar të Marokut

Pasi Maroku ndërpreu marrëdhëniet e tij diplomatike me Iranin pas akuzave për gjoja mbështetjen e Teheranit ndaj frontit Polisario në shkretëtirën perëndimore, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite edhe një herë akuzoi Iranin për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Naser Bourtia, ministër i jashtëm i Marokut ditën e martë pretendoi se Hezbullahu i Libanit që mbështetet nga Irani, mbështet me mjete financiare dhe armatime frontin Polisario dhe ka trajnuar disa prej anëtarëve të kësaj lëvizjeje. Hezbullahu nga ana e tij ka thënë se është për të ardhur keq që Maroku i ndikuar nga Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite, ngre akuza të tilla kundër Iranit dhe Hezbullahut. Muhamed Hadad, zëdhënësi i lëvizjes Polisario, pas vendimit të Marokut për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, e ka quajtur të sajuar akuzën për gjoja mbështetjen e Iranit ndaj lëvizjes Polisario dhe ka thënë se kjo lëvizje nuk ka bashkëpunim me Iranin. Shtimi i presioneve ndaj Hezbullahut të Libanit dhe akuzat kundër Iranit për gjoja ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera, është pjesë e programit të përbashkët të regjimit sionist dhe Amerikës që me anë të projektit të iranofobisë të realizojnë qëllimet e tyre në rajon. Adel Xhubair, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, menjëherë ka shfrytëzuar këtë rast dhe ka përsëritur akuzat e tij kundër Iranit. Duke qenë se Riadi nuk arriti të realizojë asnjë prej qëllimeve të veta në Jemen dhe ka dështuar në luftën në Siri, tani ai me të tilla pretendime dhe akuza të sajuara mundohet të ndryshojë strukturën e fuqisë në rajon. Qëndrimet që sot mbahen nga regjimi sionist, Amerika dhe Arabia Saudite, janë një formë ndarje pune për zbatimin e planit të iranofobisë. Shfaqja teatrale e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist ku ai hedh akuza kundër programit paqësor bërthamor të Iranit, tregon pikërisht këtë ndarje pune. Prezantimi i Republikës Islamike të Iranit si një vend që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe që ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera, është pjesë e programit të trekëndëshit Amerikë-Izrael-Arabi Saudite për të ndryshuar kushtet e rajonit të Azisë Perëndimore. Në këtë mes disa vende të vogla arabe dhe afrikane bëhen pre e këtij trekëndëshi përçarës dhe si rezultat marrin vendime të nxituara. Politika e Republikës Islamike të Iranit është e përqendruar në vullnetin e mirë, respektin reciprok, si dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera. Qëndrimi i logjikshëm i zëdhënësit të lëvizjes Polisario i cili e ka quajtur të sajuar akuzën e qeverisë së Marokut kundër Iranit dhe Hezbullahut, është tregues i realitetit të pushtetarëve në rajon dhe ai ka hedhur poshtë akuzën për lidhjen me Iranin nëpërmjet Hezbullahut. Projekti i akuzave për gjoja dërgimin e armëve nga Hezbullahut për pjesëtarët e lëvizjes Polisario është përsëritje e akuzës së regjimit sionist, Amerikës dhe aleatëve të saj se gjoja Irani dërgon armatime për lëvizjen Ansarullah në Jemen. Përpjekjet për të dëmtuar imazhin pozitiv dhe konstruktiv të Hezbullahut dhe Republikës Islamike të Iranit në rajon janë të lidhura me disfatën e palëve të trekëndëshit të sherrit në rajonin e Azisë Perëndimore. Hezbullahu i Libanit sot po përgatitet për zgjedhjet parlamentare dhe trekëndëshi i sherrit mundohet të prishë dhe dëmtojë imazhin e kësaj lëvizjeje me qëllim që të ndikojë në procesin e zgjedhjeve në Liban. Ashtu si në të kaluarën akuzat e Arabisë Saudite për gjoja se Irani dërgon armatime për lëvizjen Ansarullah, nuk u vërtetuan edhe këto akuza për gjoja mbështetjen e Iranit për lëvizjen Polisario nëpërmjet Hezbullahut, gjithashtu është e sajuar dhe kjo tregon nivelin e ndikimit të qeverisë së Marokut nga trekëndëshi i sherrit.