Xhihadi Islamik i Palestinës: Ideja për çarmatosjen e Rezistencës, është iluzion
Anëtari i lartë i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës ka theksuar se çdo kush që mendon se mund ta çarmatosë rezistencën palestineze, ai ka vetëm iluzione.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Muhamed Al-Hindi, anëtari i lartë i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës duke theksuar mbi rezistencës e popullit të Palestinës, tha: "Duhet të mbështetemi në kapacitetet tona dhe vetëm të rezistojmë përball pushtuesve sionist. Disa vende po bëjnë komplote të ndryshme kundër popullit të Palestinës të cilat kanë për qëllim imponimin e rrugëve të caktuara më parë për popullin e Palestinës. Amerika dhe regjimi sionist dhe disa shtete arabe për të devijuar opinionin publik, po kryejnë sulme ushtarake në rajon në mënyrë që opinioni publik ta largojë vëmendjen nga Palestina".