Numri i lartë i votave të Hezbullahut dhe aleatëve në zgjedhje
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Liban tregojnë një epërsi të madhe të Hezbullahut dhe aleatëve të tij në procesin zgjedhor.
Nohad Machnouk ministri brendshëm i Libanit ka thënë se Hezabullhut ka fituar 29 deputetë në parlament ndërsa partia e varur nga Mishel Oun ka marrë 29 deputetë. Ai mbi partitë e tjera ka thënë se lëvizja Mustakbel ka fituar 20 deputetë, partia socialiste 9 dhe partitë e tjera 27 deputetë. sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libanez Hezbollah ka lavdëruar sigurimin e një atmosfere të qetë dhe të sigurt për zgjedhjet e përgjithshme të vendit si një arritje kombëtare, duke i përshkruar rezultatet si një fitore e madhe për partinë e tij. Duke ju drejtuar mbështetësve të tij të hënën në mbrëmje nëpërmjet një fjalimi televiziv të transmetuar drejtpërdrejt nga kryeqyteti libanez Bejrut, Sejed Hssan Nasrallah përshëndeti rezultatet e zgjedhjeve si "një fitore e madhe morale dhe politike për Hezbollahun që mbron vendin". Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që ndihmuan në mbajtjen me sukses të zgjedhjeve kombëtare duke theksuar se "ligji për votimin në proporcionalitet u ofroi të gjitha fraksioneve politike mundësinë për t'u përfaqësuar në zgjedhje. Ai lehtësoi rreziqet e përjashtimit nga struktura politike e Libanit dhe siguroi të gjitha palët se do të kenë një rol në administratë ". Nasrallah vlerësoi ambientin e sigurt dhe të qëndrueshëm gjatë zgjedhjeve të 6 majit, duke theksuar se Hezbollahu ka nevojë për një përfaqësim të fortë në parlament në mënyrë që të luftojë korrupsionin, të respektojë premtimet e tij dhe të ndërtojë Libanin. Hezbollah, si dhe grupet dhe individët e lidhur me të, kanë fituar të paktën 67 vende në parlamentin me 128 vende të Libanit, sipas rezultateve të raportuara në mediat libaneze.