Takimi i përbashkët ekonomik mes Iranit dhe Katarit
Sot do të organizohet takimi i 6-të i komisionit të përbashkët ekonomik të Iranit dhe Katarit.
Irani në këtë takim përfaqësohet nga një ekip me 70 ekspertë të ekonomisë, afaristë dhe tregtarë të sektorit privat dhe shtetëror të Iranit. Delegacioni kryesohet nga Muhamed’reza Fiaz, zëvendësi ministri i minierave, industrisë dhe tregtisë së Iranit. Muahmed’reza Fiaz me të arritur në Doha të Katarit ka thënë: në 5 komitete të këtij komisioni ku do të mbahen takime të nivelit të ekspertëve, do të analizohen çështjet e tregtisë, minierave, doganës, naftës, petrokimisë, standardeve, eksportit dhe çështjeve bankare. Takimi i komisionit të përbashkët të Iranit dhe Katarit sot zhvillohet në nivel ekspertësh dhe nesër në nivel ministrash përkatës. Pas vendosjes së sanksioneve nga ana e Arabisë Saudite, Bahrejnit dhe emirateve kundër Katarit, Republika Islamike e Iranit e ka lejuar Katarin të shfrytëzojë hapësirën ajrore të Iranit gjë e cila ndihmoi shumë në plotësimin e nevojave primare të këtij vendi.