Vazhdojnë trillimet e autoriteteve emiratase: Irani synon bombën atomike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75898-vazhdojnë_trillimet_e_autoriteteve_emiratase_irani_synon_bombën_atomike
Ministri këshilltar për çështjet e jashtme të EBA duke vazhduar trillimet e autoriteteve të këtij vendi kundër Iranit ka pretenduar se Irani synon prodhimin e bombës atomike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë trillimet e autoriteteve emiratase: Irani synon bombën atomike

Ministri këshilltar për çështjet e jashtme të EBA duke vazhduar trillimet e autoriteteve të këtij vendi kundër Iranit ka pretenduar se Irani synon prodhimin e bombës atomike.

Enver Gargash duke ndjekur pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Ai gjithashtu është shprehur i pakënaqur nga qëndrimi i BE për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Ai gjithashtu duke ndjekur fjalët e presidentit Donald Trump ka pretenduar se Irani marrëveshjen bërthamore e ka shfrytëzuar për të zgjeruar influencën e vet në rajon. Deklarata e Gargash vjen në kohën kur ANEA në mëse 10 raporte të saj ka konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamore të Iranit. Donald Trump më 8 maj mori vendim për largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe ka premtuar rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Ky veprim i presidentit amerikan është dënuar si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës. Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE si palë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore kanë shprehur mbështetjen për këtë marrëveshje ndërkombëtare.