Sauditët nuk dëshirojnë praninë e Hezbullahut në kabinetin qeveritar të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76002-sauditët_nuk_dëshirojnë_praninë_e_hezbullahut_në_kabinetin_qeveritar_të_libanit
Një prej anëtarëve të këshillit qendror të Hezbullahut të Libanit ka thënë: Sauditët nuk dëshirojnë praninë e Hezbullahut në kabinetin e ri qeveritar të Libanit mirëpo ata ndodhen në një pozitë shumë herë më të dobët që të kenë mundësi të pengojnë futjen e Hezbullahut në qeveri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2018 05:05 Europe/Tirane
  • Sauditët nuk dëshirojnë praninë e Hezbullahut në kabinetin qeveritar të Libanit

Një prej anëtarëve të këshillit qendror të Hezbullahut të Libanit ka thënë: Sauditët nuk dëshirojnë praninë e Hezbullahut në kabinetin e ri qeveritar të Libanit mirëpo ata ndodhen në një pozitë shumë herë më të dobët që të kenë mundësi të pengojnë futjen e Hezbullahut në qeveri.

Nabil Gavuk tha se Libani nuk është opsioni I duhur për Sauditët që të përballen me rezistencën dhe Hezbullahu në formë aktive dhe të fuqishme do të futet në qeveri. Ky anëtar i Hezbullahut të Libanit ka thënë se sauditët ashtu siç kanë ndërhyrë gjerësisht në procesin e zgjedhjeve parlamentare ashtu do të ndërhyjnë edhe në formimin e qeverisë dhe fraksioneve parlamentare për t’iu kundërvënë rezistencës. Mirëpo rezistenca duke marrë mbështetjen e popullit me votat e tij është imunizuar nga aspekti politik dhe është më e fuqishme për tu përballur me rreziqet dhe sfidat. Sheik Gavuk përmendi planin e Amerikës të quajtur “ Akordi i Shekullit” dhe tha ky plan është rrezik për Libanin dhe shtoi se qeveria duhet të ketë fuqinë politike dhe ushtarake që të përballet me këtë plan amerikan në Palestinë. Sipas planit Akordi i Shekulli, Jerusalemi i jepet Izraelit ndërsa palestinezët e zhvendosur në vendet e tjera nuk kanë të drejtë që të kthehen në atdheun e tyre.