Dronët jemenas sulmojnë aeroportin saudit
Ushtria jemenase njoftoi se dronët ushtarakë të saj kanë bombarduar një aeroport saudit në provincën Asir në jugperëndim të Arabisë Saudite, për herë të dytë në më shumë se një muaj, duke detyruar autoritetet saudite të pezullojnë të gjitha fluturimet në këtë aeroport rajonal.
Rrjeti informativ al-Masirah, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar në njësinë e mbrojtjes ajrore të ushtrisë jemenase, raportoi se dronët jemenas kishin qëlluar Aeroportin Ndërkombëtar Abha me disa sulme ajrore, duke shkaktuar dëme mbi të. Zyrtari më tej tha se ushtria jemenase do të rriste sulme të tilla hakmarrëse kundër bazave dhe objekteve saudite në një të ardhme të afërt. Raporti shtoi se pas sulmeve ajrore, autoritetet saudite publikuan fotot e princit të Asirit duke inspektuar dëmet në aeroport.