ISIS ka ekzekutuar dy shtetas suedezë në Irak
Një biznesmen dhe nipi i tij, të dy shiitë kurdë që jetonin në Suedi, udhëtuan në Kirkuk në Irakun e veriut për të takuar të afërmit e tyre, por janë rrëmbyer dhe më vonë janë ekzekutuar nga terroristët e ISIS.
Një video propagandistike e postuar nga ISIS tregon dy burra nga Suedia të ekzekutuar nga terroristët. Të dy burrat janë identifikuar me ndihmën e të afërmve dhe miqve të cilët kanë kontaktuar gazetën Expressen Daily. Sipas mediave suedeze, viktimat ishin një biznesmen me moshë rreth 50 vjeç dhe nipi i tij rreth 20 vjeç ,të cilët u larguan nga Suedia në dhjetor të vitit të kaluar për të vizituar qytetin e Kirkukut për t'u takuar me të afërmit. Njëri prej tyre u qëllua në kokë me një pushkë automatike, tjetri me pistoletë. "Megjithëse ISIS është dobësuar seriozisht në Irak dhe Siri gjatë viteve të fundit, terroristët ende përbëjnë një kërcënim, shpjegon Magnus Ranstorp, ekspert suedez në sektorin e anti-terrorizmit. "Për më tepër, ata janë shpërndarë në pjesë të tjera të botës dhe vazhdojnë të përhapin ideologjinë e tyre në internet. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë ISIS-in , ata janë ende shumë të fortë. Ata kanë krijuar lidhje virtuale, madje edhe në Suedi, "përfundoi Ranstorp.