Breshër zjarri i rezistencës kundër sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76756-breshër_zjarri_i_rezistencës_kundër_sionistëve
Me gjithë ndërmjetësimet e shumta për armëpushim mes rezistencës në Gaza dhe regjimit sionist, të dy palët kanë shtuar sulmet me raketa dhe situata është tensionuar akoma më shumë.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 30, 2018 03:47 Europe/Tirane
  • Breshër zjarri i rezistencës kundër sionistëve

Me gjithë ndërmjetësimet e shumta për armëpushim mes rezistencës në Gaza dhe regjimit sionist, të dy palët kanë shtuar sulmet me raketa dhe situata është tensionuar akoma më shumë.  

Regjimi sionist prej ditës së martë ka nisur një valë të re sulmesh kundër Gazës ndërkohë që rezistenca për herë të parë i është përgjigjur duke sulmuar me raketa. Forcat e rezistencës kanë sulmuar nga e marta deri të mërkurën shumë koloni dhe qyteza sioniste. Forcat e rezistencës në sulmet e tyre me raketa kanë goditur qytezat Nirim, Ashkol dhe Natif Asera. Gjithashtu ditën e mërkurë janë goditur me raketa disa koloni sioniste në afërsi të Gazës. Sipas informacioneve të deritanishme, nga sulmet me raketa të rezistencës palestineze kundër regjimit sionist janë vrarë dhe plagosur shumë sionistë. Ky sulm me raketa i rezistencës paelstineze ishte përgjigje ndaj sulmit të fundit të regjimit sionist kundër Gazës. Pas sulmit raketor të gjerë të forcave të rezistencës në territoret e pushtuara, kryeministri i regjimit sionist ka kërkuar mbajtjen e mbledhjes urgjente të kabinetit qeveritar izraelit. Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se radio e ushtrisë së regjimit sionist të martën ka pohuar se sistemi i mbrojtjes kundër raketore "Kupola e Hekurt" ka arritur të zbulojë dhe shkatërrojë disa raketa të hedhura ndërsa disa raketa të tjera kanë goditur disa koloni sioniste.  Mediat sioniste kanë deklaruar se Rezistenca e Palestinës ka hedhur të paktën 22 raketa në drejtim të territoreve të pushtuara dhe një sulm i tillë ishte i paparë që nga koha e luftës 50 ditore në verën e vitit 2014. Kanali televiziv Al Mejadin ka raportuar se që nga orët e para të mëngjesit rreth 30 predha janë hedhur në drejtim të kolonive sioniste në afërsi të Rripit të Gazës dhe ky është numri më i madh që nga koha e luftës në Rripin e Gazës. Pas këtij sulmi është ngritur alarmi në territoret e pushtuara dhe të gjithë kolonët sionist janë futur në strehimore. Sulmi raketor i Rezistencës Palestineze është kryer në kundërpërgjigje ndaj vrasjes së tre palestinezëve nga ana e forcave të regjimit sionist në veri të Rripit të Gazës. Avionët luftarakë izraelitë sulmuan Rripin e Gazës sot në mesditë. Avionët e regjimit sionist sot në mesditë kanë sulmuar bazën "Seraba Al Kuds", degë ushtarake e lëvizjes palestineze Xhihadi islamik në qendër të Rripit të Gazës. "Ne sapo përfunduam një sulm të rëndësishëm ajror ku goditëm më shumë se 30 objektiva të ndryshëm ushtarak", u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i ushtrisë izraelite Jonathan Conricus. Këto sulme janë kryer në kohën kur Benjamin Natanjahu, kryeministër i regjimit sionist ka deklaruar se lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik, janë përgjegjës për sulmet raketore në Rripin e Gazës, duke kërcënuar se ky regjim do të reagojë kundër këtyre sulmeve. Nga ana tjetër, disa deputetë të parlamentit të regjimit sionist kanë kërkuar shtimin e sulmeve kundër rezistencës palestineze. Lëvizja Xhihadi Islamik, reagimin e sotëm raketor të rezistencës ndaj sulmeve të regjimit sionist, e ka quajtur mesazh për gatishmëri të rezistencës. Hamasi mbrojti sulmet mbi Izraelin, duke thënë: "Ajo që rezistenca ka kryer këtë mëngjes është brenda kuadrit të së drejtës natyrore për të mbrojtur popullin tonë".