Sulmi raketor i Rezistencës Palestineze kundër territoreve të pushtuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77072-sulmi_raketor_i_rezistencës_palestineze_kundër_territoreve_të_pushtuara
Forcat e Rezistencës së Palestinës në Rripin e Gazës në kundërpërgjigje ndaj sulmit të fundit të avionëve luftarakë të regjimit sionist në Gaza, sot (të dielën) kanë hedhur raketa në drejtim të kolonive sioniste në rreth Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 03, 2018 08:48 Europe/Tirane
  • Sulmi raketor i Rezistencës Palestineze kundër territoreve të pushtuara

Forcat e Rezistencës së Palestinës në Rripin e Gazës në kundërpërgjigje ndaj sulmit të fundit të avionëve luftarakë të regjimit sionist në Gaza, sot (të dielën) kanë hedhur raketa në drejtim të kolonive sioniste në rreth Rripit të Gazës.

Qendra informative e Palestinës duke cituar faqen informative sioniste 0404, ka thënë se një prej raketave të Rezistencës Palestineze ka goditur këshillin rajonal në një koloni sionist në afërsi të Rripit të Gazës dhe si pasojë u plagos një kolon sionist. Si pasojë e këtyre sulmeve, u ngrit alarmi i rrezikut në kolonitë sioniste dhe ushtria sioniste ka urdhëruar të gjithë kolonët sionistë që të qëndrojnë në strehimore. Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se alarmi i ngritur në Rripin e Gazës ishte si pasojë e përpjekjes së sistemit "Kupola e Hekurt" e regjimit sionist për tu përballur me raketat e hedhura nga Rripi i Gazës.