Vriten disa ushtarakë sauditë në jug të vendit
Pas sulmit të forcave të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit kundër tre bazave ushtarake të Arabisë Saudite në rajonin Asir, janë vrarë dhe plagosur disa ushtarakë sauditë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës, forcat jemenase kanë sulmuar bazat Ejravan, Rabue dhe Asir. Një prej ushtarakëve sauditë është vrarë nga një snapjerist jemenas në bazën Rabue. Forca te usthrisë dhe komitetet popullore të jemenit gjithashtu kanë shkatërruar një automjet ushtarake saudit në pikë kalimin kufitar Tual në Xhizan. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.