OKB e shqetësuar mbi situatën në provincën Hadida
I dërguari special i OKB për Jemenin ditën e martë ka paralajmëruar mbi rrezikun e sulmeve të forcave të qeverisë së dorëhequr të Jemenit kundër qytetit Hadida që mbahet i kontrolluar nga forcat e lëvizjes Ansarullah.
Martin Griffiths, i dërguari special i OKB në Jemen gjithashtu ka kërkuar rihapjen e aeroportit të Sanas dhe rinisjen e fluturimeve të avionëve të transportit të mallrave. Qyteti bregdetar Hadida ndodhet në breg të detit të Kuq dhe ai konsiderohet një prej portave më të rëndësishme për futjen e mallrave dhe ndihmave humanitare për Jemenin. Forcat e presidentit të dorëhequr të Jemenit Abdarabuh Mansur Hadi, që kanë mbështetjen e koalicionit arabe, janë futur në konflikt me forcat e lëvizjes Ansarullah në përpjekje për tu futur në këtë qytet. Ndërkohë koalicioni arab anti-Jemen pretendon se Hadida është zona ku lëvizja Ansarullah ka nisur sulmet detare kundër forcave të huaja.