Bashar Asad: Prania e iranianëve në Siri është e ligjshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77934-bashar_asad_prania_e_iranianëve_në_siri_është_e_ligjshme
Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në një intervistë ekskluzive me kanalin televiziv Al Alam, deklaroi se marrëdhëniet e Sirisë dhe Republikës Islamike të Iranit, janë marrëdhënie strategjike dhe shtoi nëse ndjejmë se ekziston nevoja për baza ushtarake iraniane në Siri, nuk do to hezitojmë fare në këtë drejtim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 14, 2018 07:37 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Prania e iranianëve në Siri është e ligjshme

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në një intervistë ekskluzive me kanalin televiziv Al Alam, deklaroi se marrëdhëniet e Sirisë dhe Republikës Islamike të Iranit, janë marrëdhënie strategjike dhe shtoi nëse ndjejmë se ekziston nevoja për baza ushtarake iraniane në Siri, nuk do to hezitojmë fare në këtë drejtim.

Bashar Asad në këtë intervistë ekskluzive që u transmetuar të mërkurën në mbrëmje nga kanali televiziv Al Alam, reagoi edhe ndaj propozimit të Arabisë Saudite për ndërprerjen e marrëdhënieve Damask-Teheran dhe tha: "Marrëdhëniet mes Sirisë dhe Iranit, nuk ndikohen nga çështjet përkatëse me jugun dhe veriun e vendit. As Siria dhe as Irani kurrë nuk i paraqesin këto marrëdhënie në tregon politik ndërkombëtar që të tjerët të dëshirojnë të ekzistojë një vend për kompromis. E gjithë ajo çfarë është spekuluar, është plan i Izraelit dhe qëllimi i tij është ushtrimi i presionit ndaj Iranit. Vendimmarrja në lidhje me Sirinë i përket vetëm sirianëve dhe nëse do të kemi ndonjë vendim në lidhje me Iranin, atëherë do të flasim me iranianët dhe nuk do të flasim me asnjë palë tjetër". Bashar Asad edhe në lidhje me ftesën që i është bërë instruktorëve iranian për të qenë të pranishëm në Siri, deklaroi: "Qeveria e Sirisë që nga fillimi ka kërkuar nga iranianët dhe rusët që të jenë të pranishëm në Siri, sepse ka patur nevojë për ndihmën e këtyre vendeve dhe Irani i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Sirisë. Irani ka luftuar në mbrojtje ndaj popullit të Sirisë dhe në këtë rrugë ka derdhur gjak dhe përdorimi i fjalës "instruktor" bëhet për këtë arsye se Irani në Siri nuk ka bazë ushtarake-luftarake". Bashar Asad foli edhe në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Sirisë dhe theksoi: "Sulmet e Izraelit kurrë nuk do të mbesin pa përgjigje dhe kundërpërgjigja ndaj Izraelit kurrë nuk do të kufizohet në kornizën e kapaciteteve ushtarake ekzistuese".