Takim me dyer të mbyllura i KS të OKB për Jemenin
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara theksoi nevojën për një zgjidhje politike si mënyra e vetme për t'i dhënë fund luftës së Jemenit në një takim me dyer të mbyllura.
Dimitri Polynski, zv/përfaqësues i Rusisë në rolin e kryetarit të radhës së KS të OKB, të hënën pas një takimi të paparalajmëruar të KS të OKB, para gazetarëve ka thënë: Anëtarët e KS të OKB kanë përsëritur kërkesën e tyre për hapjen e porteve Al Hudejda dhe Selif, në mënyrë që të jenë plotësisht të sigurta. Dje, Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut ka paralajmëruar se sulmet e udhëhequra nga Arabia Saudite ndaj portit Hudejda në perëndim të Jemenit mund të rrezikojnë jetën e miliona njerëzve. "Theksoj shqetësimin tim të madh lidhur me sulmet e vazhdueshme të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet në Hudejda, që mund të rezultojë në viktima të shumta civile dhe do të ketë një ndikim katastrofik në ndihmat humanitare që vijnë përmes portit për shpëtimin e jetës së miliona njerëzve ", tha të hënën Zeid Raad al Husein.