Vriten dy komandantë mercenarë në sulmet e ushtrisë jemenase
Qershor 26, 2018 11:24 Europe/Tirane
Dy komandantë mercenarë të quajtur Ahmed bin Abdullah Lahmer Al Akili dhe Khamash Mohamed Khamash Al Adibi u vranë nga sulmet e forcave të armatosura dhe komiteteve popullore në Jemen.
Snajperë të ushtrisë jemenase po ashtu kanë vrarë dhe plagosur 28 anëtarë të koalicionit agresorë saudit brenda 48 orëve të fundit. Një burim ushtarak tha gjithashtu se artileria e ushtrisë jemenase ka sulmuar pozicionet saudite në zonën Al Hamad dhe Al Ash. Po ashtu edhe në Naxhran forcat e përbashkëta jemenase sulmuan pozicionet e ushtarëve sauditë në zonën Al Dis, ku mbetën të plagosur disa persona.
Tags