Iraku ngre gardhin kufitar me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78983-iraku_ngre_gardhin_kufitar_me_sirinë
Iraku ka nisur një projekt për të ngritur një gardh përgjatë kufirit me Sirinë, pasi synon të bllokojë çdo përpjekje të terroristëve të ISIS për të hyrë në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2018 16:47 Europe/Tirane
  • Iraku ngre gardhin kufitar me Sirinë

Iraku ka nisur një projekt për të ngritur një gardh përgjatë kufirit me Sirinë, pasi synon të bllokojë çdo përpjekje të terroristëve të ISIS për të hyrë në këtë vend.

Një zëdhënës i rojeve kufitare të Irakut tha të dielën se gardh i ri, i cili përfshin një hendek me gjerësi prej gjashtë metrash si dhe kamera termike dhe dronë që skanojnë kufirin, do të mbulojë një sipërfaqe rreth 600 kilometra duke filluar nga qyteti i al-Kaimit në Provincën Anbar. "Dhjetë ditë më parë ne filluam të ngremë një gardh me tela me gjemba me kulla mbikëqyrëse përgjatë kufirit me Sirinë," tha Anwar Hamid Najef, duke shtuar se rreth 20 kilometra të gardhit ishin instaluar tashmë në veri të qytetit al-Kaim. Zyrtari tha nëse ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes e Irakut dhe zyrtarë nga një koalicion i forcave të huaja miratojnë gardhin dhe specifikimet e tij, pengesa kufitare do të shtrihet në të gjithë kufirin që ndan Irakun dhe Sirinë. Pas luftës së ashpër kundër ISIS që zgjati më shumë se tre vjet, Iraku shpalli një fitore të plotë mbi grupin terrorist në fund të vitit të kaluar, duke nënkuptuar se militantët ishin dëbuar nga bastionet e tyre kryesore në perëndim dhe në veri të vendit. Megjithatë, ISIS mban ende disa territore të vogla në Irak dhe në Sirinë fqinje dhe forcat e tij vazhdojnë të kryejnë sulme të shpeshta me bomba në vendet publike në qytetet e mëdha të Irakut.