Komandanti amerikan ka rënë në duart e jemenasve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78999-komandanti_amerikan_ka_rënë_në_duart_e_jemenasve
Mediat jemenase kanë shkruar se një nga komandantët e Korporatës amerikane Blackwater, e cila lufton për Emiratet e Bashkuara Arabe në Jemen dhe pranë princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammad Bin Zajed, u sulmua nga ushtria dhe komitetet popullore jemenase.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 02, 2018 07:39 Europe/Tirane
  • Komandanti amerikan ka rënë në duart e jemenasve

Mediat jemenase kanë shkruar se një nga komandantët e Korporatës amerikane Blackwater, e cila lufton për Emiratet e Bashkuara Arabe në Jemen dhe pranë princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammad Bin Zajed, u sulmua nga ushtria dhe komitetet popullore jemenase.

Këto media kanë njoftuar: Një person i afërt me Mohamed bin Zajed, princin e kurorës së EBA, i cili ka rënë në duart e ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, mund të ndikojë në ndryshimin e strategjisë në favor të jemenasve. Këto media, duke cituar burime të mirinformuara, shtuan se në mesin e atyre që janë zënë rob është edhe një komandant në terren dhe një qytetar amerikan. Forcat e Jemenit kanë sulmuar me raketa mercenarët e Arabisë saudite në rajonin Faze në jug të qytetit Hudejda. Në këtë sulm janë vrarë dhe plagosur disa mercenarë sauditë. Përveç kësaj ushtria e Jemenit ka sulmuar bazat e mercenarëve sauditë dhe emiratas në kampin Khanxhar në lindje të provincës Xhuf në veri të Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.