Gatishmëria e Jemenit për të shtuar sulmet kundër agresorëve
Mohamed Abdul Salam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah në Jemen, njoftoi gatishmërinë e forcave popullore të dhe të ushtrisë jemenase për të intensifikuar sulmet ndaj forcave agresore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në pjesë të ndryshme të Jemenit.
Forcat jemenase gjatë një operacioni në provincën Al-Dale'a kanë zënë rob 65 mercenarë sauditë. Kanali televiziv Al Alam raportoi se forcave jemenase gjatë kësaj jave kanë zënë rob 65 mercenarë sauditë në qytetet Domat dhe Xheban në provincën Al-Dale'a të cilët i kanë identifikuar dhe zbuluar para se të kryejnë veprimeve terroriste. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar me artileri forcat mercenare të Arabisë Saudite në rajonin Al-Sharixha në veri të provincës Lahexh të Jemenit dhe kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Forcat jemenase gjithashtu gjatë një operacioni në qytetin Al-Tahijeta në jug të provincës Al-Hudejda, kanë neutralizuar një operacion të madhe të mercenarëve sauditë dhe kanë vrarë 28 mercenarë, kanë plagosur 21 prej tyre dhe kanë shkatërruar 10 automjete luftarake të forcave saudite. Një numër i madh i mercenarëve sauditë, janë vrarë dhe plagosur pasi forcat e rezistencës jemenase kryen një sulm me dronë kundër pozicioneve të tyre në qytetin jugor të Adenit. Një burim ushtarak i paidentifikuar jemenas i tha shërbimit arab të agjencisë së lajmeve Sputnik se trupat jemenase dhe aleatët e tyre nisën të enjten sulmin ajror në lagjen al-Burajkah të qytetit Aden, duke lënë shumë mercenarë sauditë të vdekur dhe të plagosur. Burimi shtoi se një numër i helikopterëve sauditë Boeing AH-64 Apache u ngritën në fluturim pas sulmit. Një zyrtar i lëvizjes popullore të Jemenit, Ansarullah, tha gjithashtu se droni pa pilot kishte sulmuar selinë e komandës së koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në kampin al-Burajkah në qytetin Aden. Kryetari i këshillit të lartë politik të Jemenit në një takim me Maria Antonia Calvo kryetare e delegacionit të BE që po viziton Jemenin, ka kërkuar ndërprerjen e eksportit të armëve të vendeve evropiane në drejtim të vendeve agresore si Arabia Saudite. Mehdi Mashat ka thënë se ka ardhur koha që BE tu thonë mjaft këtyre vendeve. Kryetari i këshillit të lartë politik të Jemenit shpresoi se BE në këtë moment do të luajë rol të rëndësishëm në procesin e zgjidhjes së krizës dhe ndërprerjes së sulmeve të agresorëve në Jemen me qëllim që qëndrimet ndërkombëtare kundrejt Jemenit të arrijnë pozitën e duhur. Pas Francës, Britania, gjermania, Amerika, Italia, Spanja, Sllovakia, Çekia dhe Suedia janë vendet që plotësojnë nevojat e Riadit për armatime. Popujt dhe grupet mbështetëse të të drejtave të njeriut janë të mendimit se Amerika dhe qeveritë perëndimore duke u shitur armatime Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj kanë mbështetur këto regjime në luftën e tyre kundër Jemenit dhe në mbështetjen e grupeve terroriste si ISIS. Arabia Saudite e mbështetur nga Anglia dhe Amerika së bashku me EBA ka nisur agresionin kundër Jemenit në mars të vitit 2015. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.