Izraeli arreston "motrën" e ministrit të Jashtëm turk për terrorizëm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79223-izraeli_arreston_motrën_e_ministrit_të_jashtëm_turk_për_terrorizëm
Një gjykatë ushtarake izraelite vuri nën akuzë një grua turke për kalimin e qindra dollarëve në një organizatë "terroriste", thanë burimet e sigurisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2018 10:10 Europe/Tirane
  • Izraeli arreston

Një gjykatë ushtarake izraelite vuri nën akuzë një grua turke për kalimin e qindra dollarëve në një organizatë "terroriste", thanë burimet e sigurisë.

 Ebru Özkan, 27 vjeç, u arrestua në aeroportin e Ben Gurionit të Izraelit më 11 qershor pasi po largohej nga vendi për t'u kthyer në atdhe. Shërbimi i sigurimit i Shin Bet i regjimit sionist tha se Özkan u arrestua "me dyshimin se përbënte kërcënim për sigurinë dhe për lidhje me një organizatë terroriste", duke kaluar qindra dollarë dhe karikues telefonikë.

Emri i grupit që dyshohet se kishte lidhje me Turqinë nuk është dhënë, por mediat izraelite raportuan se paratë ishin të destinuara për lëvizjen islamike Hamas.

Gjykata izraelite ka caktuar të mbajë një seancë dëgjimore për rastin më 10 korrik, sipas njoftimeve të medias turke.

Në përgjigje të akuzës, avokati i Özkan, Omara Khamaisi, i tha Reuters jashtë gjykatës: "Unë mendoj se në këtë rast vendimi përfundimisht do të jetë i guximshëm, shpresoj për lirimin e saj".

Khamaisi tha se Özkan kishte kaluar tri ditë në Jerusalem gjatë qëndrimit të saj.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës nën bllokadën de facto izraelite. 

I pyetur për rastin e Özkan në 6 korrik, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu i referohej asaj si "motra jonë" dhe e akuzoi Izraelin për "marrjen e masave parandaluese kundër qytetarëve tanë që udhëtonin në Jerusalem".

"Megjithatë, ne do të hakmerremi kundër kësaj. Marrëdhëniet tona do të normalizohen kur Izraeli të ndalë politikat e veta çnjerëzore, "tha ai.