Iraku vendos filtër ndaj rrjeteve sociale
Korrik 15, 2018 08:51 Europe/Tirane
Zyra për telekomunikim në Kurdistanin e Irakut ka deklaruar se qeveria e Irakut ka vendosur filtër ndaj të gjitha rrjeteve sociale sidomos ndaj Facebook në këtë vend dhe gjithashtu ka ndërprerë përdorimin e rrjeteve të internetit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se pas protestave qytetare kundër mungesës së kushteve për mirëqenie dhe shërbimeve sociale në disa provinca të Irakut, qeveria e Irakut ka marrë këtë vendim për të parandaluar keqpërdorimin dhe zgjerimin e protestave. Protestat e qytetarëve irakianë në Basra dhe në disa qytete të tjera të Irakut kanë hyrë në ditën e gjashtë të tyre.
Tags