Ndalohet kalimi i naftëmbajtësve saudite nga ngushtica Bab al-Mendab
Ministri i energjisë i Arabisë Saudite ka deklaruar se deri në garantimin e sigurisë, kalimi i anijeve me naftë të këtij vendi nga ngushtica Bab al-Mendab është e ndaluar.
Khaled Faleh ministër i energjisë i Arabisë Saudite ditën e mërkurë ka thënë se kërcënimet e grupit Houthi në Jemen kundër naftëmbajtëseve saudite, ka ndikuar në tregtinë e lirë të botës. Një prej naftëmbajtëseve të dëmtuara saudite është transferuar në portet e Arabisë Saudite dhe deri në një njoftim të dytë kalimi nga ngushtica Bab al-Mendab është e ndaluar. Ndërkohë sipas një njoftimi të agjencisë Mejadin të lajmeve, forcat jemenase në më pak se 24 kanë goditur një tjetër anije të koalicionit saudit në ujërat e Jemenit. Luftëtarët e lëvizjes Ansarullah të Jemenit kanë sulmuar një luftanije saudite në bregun perëndimor të vendit si hakmarrje për fushatën vdekjeprurëse të regjimit të Riadit ndaj fqinjit të varfër. Forca detare e Jemenit kishte sulmuar luftanijen Dammam të ushtrisë saudite. Deri tani, nuk ka pasur asnjë koment nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite. Nuk ka pasur as raporte të menjëhershme të dëmeve apo viktimave eventuale. Forcat jemenase rregullisht sulmojnë pozicionet ushtarake brenda Arabisë Saudite dhe godasin me raketa anijet luftarake të koalicionit saudit në sulmet hakmarrëse kundër agresionit ushtarak të udhëhequr nga Riadi ndaj Jemenit.