Ahed Tamimi, imazhi i brezit të ri të rezistencës palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79875-ahed_tamimi_imazhi_i_brezit_të_ri_të_rezistencës_palestineze
Aktivistja adoleshente palestineze Ahed Tamimi u lirua nga burgu të dielën më 29 korrik. Shumë e quajnë atë imazhi i ri i brezit të ri të protestuesve palestinezë. Kauza e saj: një e ardhme më e mirë në një Palestinë të lirë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2018 16:50 Europe/Tirane
  • Ahed Tamimi, imazhi i brezit të ri të rezistencës palestineze

Aktivistja adoleshente palestineze Ahed Tamimi u lirua nga burgu të dielën më 29 korrik. Shumë e quajnë atë imazhi i ri i brezit të ri të protestuesve palestinezë. Kauza e saj: një e ardhme më e mirë në një Palestinë të lirë.

Pas lirimit nga burgu izraelit, aktivistja palestineze Ahed Tamimi ka bërë thirrje për unitet kombëtar në Palestinë përballë regjimit racist izraelit. Duke hedhur poshtë një ligj të kohëve të fundit të miratuar nga parlamenti izraelit, i cili i jep të drejtën për vetëvendosje vetëm popullit hebre, aktivistja palestineze tha në një intervistë televizive në Bregun Perëndimor se ligji i ri ishte një "ligj racist i aparteidit". Tamimi megjithatë theksoi se masat e marra nga regjimi izraelit nuk mund të ndryshonin faktin se populli i Palestinës ishte i vetmi që mund të vendoste fatin e tij në bazë të unitetit kombëtar. "Mesazhi im si Ahed Tamimi është se ne duhet të krijojmë një lidhje midis luftës popullore dhe luftës kombëtare dhe të bojkotojmë dhe izolojmë Izraelin dhe ta trajtojmë atë si një kriminel lufte", tha ajo. Tamimi 17-vjeçare, nuk i lejoi mediat izraelite të pranishëm në event të bënin pyetje, duke vënë në dukje se ato ishin pjesë e okupimit izraelit dhe duhet të bojkotohen. Aktivistja palestineze më tej deklaroi se ajo kishte vendosur të studionte shkencat juridike në universitet për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez në gjykatat ndërkombëtare. Tamimi dhe nëna e saj u liruan nga burgjet e Izraelit pas përfundimit të një dënimi tetë muajsh. Ajo u arrestua për shkak se goditi një ushtar izraelit. Ajo tha se ka ndryshuar thellësisht që nga dënimi i saj tetë muaj në një burg izraelit, por nuk i vjen keq për veprimet e saj. "Sigurisht që jeta ime ka ndryshuar shumë. Kam ndryshuar shumë në burg", tha Tamimi. "Unë u bëra më e fokusuar, më e vetëdijshme, burgu e rrit një person, një ditë duket si 100 vjet," tha ajo.  Tamimi, është përshëndetur si heroinë nga shumë palestinezë për qëndrimin e saj të ashpër ndaj agresionit ushtarak izraelit dhe është njohur si një "simbol" i rezistencës palestineze kundër pushtimit izraelit. E pyetur nëse do të kishte bërë të njëjtën gjë nëse e dinte se do ta përfundonte pas hekurave për 8 muaj, Tamimi u përgjigj "po". "Nuk bëra asgjë të gabuar që duhet të pendohesha," tha ajo. "Po ta dija se do të isha në burg për tetë muaj, sigurisht do ta kisha bërë atë, sepse ishte një reagim i natyrshëm ndaj një ushtari që ishte në shtëpinë time duke qëlluar njerëzit e shtëpisë time ". Komiteti Ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës ditën e hënë me një deklaratë të lëshuar me rastin e lirimit të adoleshentes palestineze Ahed Tamimi, deklaroi: "Regjimi sionist duke vazhduar shkeljen e të drejtave të fëmijëve palestinezë, po vazhdon t'i mbajë ata në burgje dhe po i torturon ata.Regjimi sionist po shkel të drejtat e të burgosurve palestinezë dhe duke shfrytëzuar heshtjen e organizmave ndërkombëtare, po vazhdon keqtrajtimin dhe torturat çnjerëzore ndaj tyre".