Hezbullahu dënon sulmet në Hudejda
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79991-hezbullahu_dënon_sulmet_në_hudejda
Lëvizja e rezistencës islamike libaneze Hezbullah ka dënuar krimet e tmerrshme të regjimit saudit në Hudejda të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 04, 2018 07:12 Europe/Tirane
  • Hezbullahu dënon sulmet në Hudejda

Lëvizja e rezistencës islamike libaneze Hezbullah ka dënuar krimet e tmerrshme të regjimit saudit në Hudejda të Jemenit.

Agjencia Mehr e Lajmeve thotë se Hezbullahu me anë të një deklarate ka dënuar sulmet e agresorit Saudit kundër Jemenit dhe kat hënë se krimet e koalicionit amerikano-saudit tregon kulmin e imoralitetit në këto dy regjime. Hezbullahu në këtë deklaratë ka kërkuar nga të gjithë liridashësit e botës që të dënojnë krimet e regjimit saudit dhe amerikan në sulmet e tyre kundër qytetin Hudejda. Vlen të theksohet se të paktën 55 civilë jemenas janë vrarë pasi avionët luftarakë të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite goditën një spital dhe një port peshkimi në provincën perëndimore të Jemenit, Hudejda. Ministria e Shëndetësisë e Jemenit tha se sulmet brutale kishin lënë së paku 130 të plagosur, disa në gjendje kritike. Rrjeti televiziv al-Masirah, duke cituar korrespondentin e tij, raportoi se avionët e Arabisë Saudite goditën spitalin al-Thorah në Hudejda, dhe një port peshkimi në krahinë. Sipas korrespondentit, numri i të vdekurve pritej të rritet për shkak të intensitetit të madh të sulmeve ajrore, veçanërisht ndaj spitalit. Raporti gjithashtu tha se spitali i sulmuar kishte nisur një apel urgjent për qytetarët jemenas për të dhuruar gjak.