Armatimet e reja të Hezbullahut shqetësojnë Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79994-armatimet_e_reja_të_hezbullahut_shqetësojnë_izraelin
Kanali 2 i regjimit sionist ditën e premte ka njoftuar se organet e sigurimit të regjimit sionist janë të shqetësuar nga fakti se Hezbullahu i Libanit është pajisur me armatime të reja të sofistikuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 04, 2018 07:12 Europe/Tirane
  • Armatimet e reja të Hezbullahut shqetësojnë Izraelin

Kanali 2 i regjimit sionist ditën e premte ka njoftuar se organet e sigurimit të regjimit sionist janë të shqetësuar nga fakti se Hezbullahu i Libanit është pajisur me armatime të reja të sofistikuara.

Jaron Shnaider komentatori i kanalit 2 të regjimit sionist thotë: Hezbullahu është pajisur me armatime të reja të sofistikuara si raketahedhës në krah dhe kundërajror portabël si dhe me disa dronë që përdoren në luftën në Siri. Hezbullahu me hapjen e një parku turistik, ka bërë të ditur për publikun raketahedhësit dhe anti-ajrorët e rinj Sa-7 dhe Sa-14 prodhim rus dhe disa pajisje të reja ushtarake. Ekspozita e pajisjeve ushtarake të Hezbullahut ka shkaktuar panik dhe frikë në qarqet analitike dhe organet e sigurisë së regjimit sionist. autoritetet e regjimit sionist janë të frikësuar nga mundësia e posedimit të armëve të sofistikuara nga ana e Hezbullahut.