Droni jemenas godet bazën ajrore saudite King Khaled
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80016-droni_jemenas_godet_bazën_ajrore_saudite_king_khaled
Lëvizja Ansarullah e Jemenit njoftoi se kishte sulmuar me dron bazën ajrore King Khaled në rajonin Asir, në jugperëndim të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2018 17:07 Europe/Tirane
  • Droni jemenas godet bazën ajrore saudite King Khaled

Lëvizja Ansarullah e Jemenit njoftoi se kishte sulmuar me dron bazën ajrore King Khaled në rajonin Asir, në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Forcat ajrore të ushtrisë së Jemenit arritën të shtunën të sulmojnë me dron të tipit "Qasef-1", bazën ajrore saudite  King Khaled, njoftoi televizioni jemenas al-Masirah duke cituar burime të ushtrisë së Jemenit. Numri i viktimave të mundshme dhe shkalla e dëmit të shkaktuar ndaj trupave saudite dhe bazës ushtarake në këtë sulm nuk janë publikuar akoma. Gjithashtu, ushtria e Jemenit dhe aleatët e saj kanë goditur një bazë ushtarake saudite në rajonin jugperëndimor të Asirit në Arabinë Saudite, duke arritur të kapin rob  dhjetëra mercenarë sauditë. Rrjeti televiziv al-Masirah raportoi se njësitë e mbrojtjes ajrore të ushtrisë, të mbështetura nga luftëtarët e lëvizjes Ansarullah, gjithashtu arritën të qëllonin një avion spiun të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në provincën veriore të Jemenit, al- Xhouf. Rreth 20 avionë spiunë sauditë janë rrëzuar që kur filloi agresioni saudit kundër Jemenit, mbi tre vjet më parë.