Izraelitët vazhdojnë arrestimin e gazetarëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80087-izraelitët_vazhdojnë_arrestimin_e_gazetarëve
Forca e regjimit sionist ditën e hënë kanë arrestuar gazetarin e agjencisë turke TRT të lajmeve, z. Ibrahim Rantisi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 07, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • Izraelitët vazhdojnë arrestimin e gazetarëve

Forca e regjimit sionist ditën e hënë kanë arrestuar gazetarin e agjencisë turke TRT të lajmeve, z. Ibrahim Rantisi.

Arrestimi i këtij gazetari u bë në rajonin BPLJ. Forcat e regjimit sonist në javën e parë të këtij muaji kanë arrestuar të paktën 6 gazetarë. Për muaj me radhë regjimi sionist ka ndjekur politikën e arrestimit të gazetarëve në rajonin BPLJ me qëllim që të ndalojë median nga transmetimi i zhvillimeve në Palestinë. Gjithashtu regjimi sionist ka parandaluar futjen e një delegacioni turk në Kods. Protesta e madhe e palestinezëve për të drejtën e kthimit ka nisur prej 30 marsit që është Dita e Tokës.. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit, si dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar krimet e sionistëve. Regjimi sionist duke konfiskuar territoret palestineze dhe duke ndërtuar koloni sioniste, synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës dhe asaj t’i jap nuanca sioniste me qëllim që të stabilizojë sundimin e tij mbi Palestinën.  Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 158 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 16,500 të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.