Bashar Asad refuzon propozimin saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80493-bashar_asad_refuzon_propozimin_saudit
Përfaqësuesi i Hezbollahut në parlamentin libanez njoftoi se presidenti sirian nuk e ka pranuar propozimin e Arabisë Saudite për të rindërtuar vendin në këmbim të ndërprerjes së marrëdhënieve me Hezbollahun dhe Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2018 16:30 Europe/Tirane
  • Bashar Asad refuzon propozimin saudit

Përfaqësuesi i Hezbollahut në parlamentin libanez njoftoi se presidenti sirian nuk e ka pranuar propozimin e Arabisë Saudite për të rindërtuar vendin në këmbim të ndërprerjes së marrëdhënieve me Hezbollahun dhe Iranin.

Navaf Mosavi, deputet i Hezbullahut në parlamentin e Libanit, ka thënë se propozimi të cilin e ka hedhur poshtë presidenti sirian Bashar Asad, ka të bëjë me "sigurimin e financave për rindërtimin e Sirisë në këmbim të ndërprerjes së marrëdhënieve të këtij vendi me Hezbullahun dhe Iranin". Përfaqësuesi dhe anëtari i fraksionit të Hezbollahut në parlamentin libanez deklaroi: Bashar Asad është i prerë dhe qëndron pranë rezistencës. Sipas një raporti të mediave, rreth tre muaj më parë, përfaqësuesi i princit të kurorës Saudite Mohamed bin Salman i ofroi një propozim presidentit sirian Bashar Asad, i cili përveç rindërtimit të vendit dhe ndërprerjes së marrëdhënieve të tij me Hezbullahun dhe Iranin, ai e ka siguruar presidentin e Sirisë së do të mund të qëndrojë në pushtet deri sa të jetë gjallë dhe nuk ka kërkuar reforma politike dhe kushtetuese.