Irak: Nuri Maleki tërhiqet nga kandidatura për postin e kryeministrit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80767-irak_nuri_maleki_tërhiqet_nga_kandidatura_për_postin_e_kryeministrit
Në kuadër të nisjes së punës së parlamentit të ri të Irakut, zv/presidenti irakian edhe një herë është shprehur se nuk dëshiron të kandidojë për postin e kryeministrit të ardhshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2018 06:08 Europe/Tirane
  • Irak: Nuri Maleki tërhiqet nga kandidatura për postin e kryeministrit

Në kuadër të nisjes së punës së parlamentit të ri të Irakut, zv/presidenti irakian edhe një herë është shprehur se nuk dëshiron të kandidojë për postin e kryeministrit të ardhshëm.

Nuri Maleki kryetar i partisë Qeveria e Ligjit, njëkohësisht zv/president i Irakut, i cili konsiderohet një prej figurave të mundshme për zgjedhjen në postin e kryeministrit, ditën e dielë zyrtarisht ka deklaruar se nuk do të kandidojë për postin e kryeministrit pasi kjo është në përputhje me interesat e vendit. Ai njëkohësisht ka falënderuar ata figura të politikës irakiane që kanë kandiduar për postin e kryeministrit të ardhshëm. Sot parlamenti irakian do të mbajë seancën e parë të deputetëve të rinj. Megjithëse kanë kaluar 3 muaj nga organizimi i zgjedhjeve në Irak, kryeministri i ardhshëm i vendit nuk është përcaktuar akoma. Zgjedhjet parlamentare në Irak u mbajtën më 12 maj.