Irani dhe Siria analizojnë procesin e bisedimeve në Astana
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i80813-irani_dhe_siria_analizojnë_procesin_e_bisedimeve_në_astana
Procesi i Astanasë në lidhje me luftën kundër terrorizmit tani po arrin fazën përfundimtare. Mirëpo procesi nuk do të përfundojë dhe do të vazhdoj me çështjen e rindërtimit dhe rrjedhën politike në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 05, 2018 04:28 Europe/Tirane
  • Irani dhe Siria analizojnë procesin e bisedimeve në Astana

Procesi i Astanasë në lidhje me luftën kundër terrorizmit tani po arrin fazën përfundimtare. Mirëpo procesi nuk do të përfundojë dhe do të vazhdoj me çështjen e rindërtimit dhe rrjedhën politike në Siri.

Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë në një intervistë për televizionin shtetëror të Iranit njoftoi për takimin e krerëve të vendeve organizuese të bisedimeve të Astanasë. Zhvillimet në Siri janë futur në një situatë të ndjeshme. Lufta në Siri është futur në periudhën e vendosjes së sigurisë dhe në këtë mes roli i Iranit është rol kyç. Irani me gjithë presionet e Amerikës jo vetëm që nuk ka ulur mbështetjen e tij për Sirinë por këtë mbështetje e ka vazhduar në të gjitha aspektet për Sirinë dhe frontin e rezistencës. Irani në bazë të nenit 154 të kushtetutës, e ka për obligim mbështetjen ndaj nevojtarëve në botë në përballje me politikat dhe veprimet e arrogancës dhe mercenarëve të tyre. Sa i përket çështjes së sigurisë përreth Iranit duhet thënë se Iraku dhe Siria nga aspekti strategjik dhe gjeopolitik kanë rëndësi të madhe për Iranin dhe dorëzimi i këtyre vendeve tek takfiristët dhe mbështetësit e tyre perëndimorë dhe arabe me padyshim shkakton dëme të konsiderueshme për Iranin dhe rajonin. Kjo çështje ka rëndësi për nga dy pika:

Së pari për nga depërtimi i perëndimit në rajon që ka për qëllim dobësimin e frontit të rezistencës

Së dyti është forcimi i pozitës së Izraelit që ka për qëllim ndarjen e rajonit.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar:  duke pasur parasysh organizimin e takimit të liderëve në procesin e Astanasë në Teheran dhe po ashtu situatën shumë të ndjeshme në Idlib, janë duke u bërë përpjekje maksimale për kosto sa më të ulët njerëzore gjatë operacionit për largimin e terroristëve nga ky rajon. Zarif ka shtuar: Deri të premten do të vazhdojnë negociatat e vendeve garantuese të procesit të Astanasë (Iran, Rusi, Turqi), kështu që përveç parandalimit të dëmtimit të popullit sirian, do të kryhet edhe procesi i tërheqjes së terroristëve. Zarif të shtunën udhëtoi për në Siri, ku u takua me presidentin sirian si dhe me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të këtij vendi. Ndërsa zëvendësministri i jashtëm për çështje politike i RII, z. Abas Eragçi, tha të martën se negociatat e Astanasë në të cilat marrin pjesë Republika Islamike e Iranit, Turqia dhe Rusia kanë ndikuar në realizimin e një përparimi shumë premtues në luftën kundër terrorizmit dhe zvogëlimin e tensioneve. Eragçi i bëri këto deklarata në një fjalim televiziv të martën duke folur mbi rezultatin e negociatave të Astanasë. Ai tha se bisedimet e Astanasë rifilluan përmes pranisë aktive të Iranit, Turqisë dhe Rusisë. Krahas bisedimeve të Astana, "ne ishim dëshmitarë të rifillimit të bisedimeve të Gjenevës", në të cilën vendet perëndimore nuk arritën të ftojnë Iranin, por rezultati i negociatave të tilla nuk dha fryt, tha ai. Bisedimet e Gjenevës u bënë një qendër për ato vende që luajnë rol destruktiv në Siri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për të mbështetur terroristët, tha Eragçi. Bisedimet në Astana janë zhvilluar në mënyrë paralele me bisedimet e paqes në Gjenevë, që sponsorizohen nga OKB-ja. Më 19 nëntor ushtria siriane ka arritur të çlirojë në formë të plotë qytetin Bu Qemal që mbahej i pushtuar nga ISIS. Bashkëpunimi mes ushtrisë siriane, rezistencës dhe mbështetja efektive e Iranit ka bërë të mundur shkatërrimin e grupit terrorist takfirist të Amerikës dhe regjimit sionist ISIS në rajon. Me çlirimin e qytetit Bu Qemal në jug të Sirisë dhe qytetin Rave në provincën Anbar të Irakut, jetës së grupit terrorist takfirist ISIS si një prej organizatave terroriste në rajon, i ka ardhur fundi. Grupi terrorist ISIS, u shfaq në vitin 2006. Drejtimin e këtij grupi terrorist takfirist e mori Abu Omar al-Bagdadi. Drejtimi i tij vazhdoi deri në vitin 2010. Pas vdekjes së Abu Omar al-Bagdadi, grupi terrorist takfirist ISIS u drejtua nga Abu Bekr Bagdadi. Me nisjen e krizës në Siri, grupi terrorist takfirist ISIS nisi aktivitetet e tij në këtë vend të prekur nga kriza dhe më pas në vitin 2013 sulmoi qeverinë e Irakut.  Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.