Hashd Sha'bi: Forcat e huaja do t'i trajtojmë si pushtuese
Disa grupe që veprojnë në kuadër të forcave popullore Hashd Sha'bi të Irakut kanë lëshuar një deklaratë në të cilën kanë vërë në dukje komplotet e Amerikës dhe Anglisë në këtë vend dhe kanë deklaruar se forcat e huaja në Irak do të trajtohen si forca pushtuese.
Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se këto grupe të forcave popullore të Irakut në këtë deklaratë kanë theksuar se për fat të keq boshti djallëzor amerikano-anglez synojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi proceset politike në Irak dhe formimin e një qeverie servile dhe të dobët ndërsa Mark Gurek dhe Al-Sabhan kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij emisioni. Grupet e Hashd Sha'bi gjithashtu kanë thënë se sot forcat e rezistencës në Irak janë të gatshme më shumë se kurrë për të neutralizuar komplotet e armiqve. Në deklaratën e këtyre grupeve të Hashd Sha'bi theksohet se prania e forcave të huaja në territorin e Irakut është e paligjshme ato e konsiderojnë të drejtë legjitime për vete që në çdo kohë dhe me çfarëdo mjeti të përballen me këto forca pushtuese.