Presidenti i Libanit mbron praninë e Hezbullahut në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81439-presidenti_i_libanit_mbron_praninë_e_hezbullahut_në_siri
Mishel Aun, president i Libanit ka mbështetur dhe mbrojtur praninë e Hezbullahut në Siri dhe ka thënë se kjo është në kuadër të mbrojtjes së Libanit nga vërshimi i terroristëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 25, 2018 06:36 Europe/Tirane
  • Presidenti i Libanit mbron praninë e Hezbullahut në Siri

Mishel Aun, president i Libanit ka mbështetur dhe mbrojtur praninë e Hezbullahut në Siri dhe ka thënë se kjo është në kuadër të mbrojtjes së Libanit nga vërshimi i terroristëve.

Mishel Aun, në një intervistë të tij për gazetën franceze Le Figaro ka thënë: Disa elementë e dënojnë ndërhyrjen e Hezbullahut në luftën kundër grupeve terroriste kundër ISIS dhe Frontit Nusra në Siri, mirëpo realiteti qëndron se terroristët kanë vërshuar në Liban dhe ka qenë pikërisht Hezbullahu që ka mbrojtur Libanin. Presidenti libanez në të njëjtën kohë ka thënë se Hezbullahu brenda në Liban nuk ka rol ushtarak dhe prania e tij në pikat kufitare me regjimin sionist ka karakter mbrojtës. Aun lidhur me presionet dhe sanksionet kundër Hezbullahut dhe ndikimin e tyre mbi Libanin ka thënë: Presionet ndaj Hezbullahut nuk janë të reja. Disa palë bëjnë përpjekje për të larë hesapet politike me Hezbullahun pasi në sektorin ushtarak nuk kanë arritur të përballen me të. Sa i përket marrëdhënieve të Libanit me Siri, presidenti i Libanit ka thënë: Bejruti është kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe politika jonë konsiston në distancimin nga tensionet në rajon dhe kjo politikë është ndjekur edhe kundrejt Sirisë mirëpo në të njëjtën kohën ambasada e Libanit në Siri dhe ambasada e Sirisë në Liban janë të hapura.