Sulmi masi i ushtarëve sauditë në qytetin shiit Katif
Trupat e regjimit saudit sulmuan qytetin shiit Katif në provincën Al Sharkia, në lindje të Arabisë Saudite.
Sipas disa dëshmitarëve okularë, në qytetin Katif janë dëgjuar disa shpërthime masive të kryera nga forcat e regjimit Al Saud. Sipas mediave, ushtarët e regjimit saudit kanë rrethuar me automjete të blinduara lagjet Shevike dhe Kuikab në Katif. Qyteti Katif në Arabinë Saudite është sulmuar shpesh nga ushtarët sauditë dhe deri tani janë vrarë dhjetëra banorë dhe qindra qytetarë dhe aktivistë civilë dhe politikë janë arrestuar. Lindja e Arabisë ka qenë dëshmitare e protestave kundër regjimit saudit që nga viti 2011, ku kundërshtohen padrejtësitë dhe shpërndarja e padrejtë e pasurisë, krse qyteti Katif është i një rëndësie të veçantë për shkak të disponueshmërisë së burimeve të naftës dhe ofrimit të shumë të ardhurave për regjimin saudit.